Defekti në lavatriçe i vë zjarrin banesës në Fier

Kronikë e zezë

Defekti në lavatriçe i vë zjarrin banesës në Fier

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 09:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një banesë në katin e 3-të të një pallati në Fier ka marrë flakë duke shkaktuar dëme materiale. Zjarri ka rënë si pasojë e një defekti që ka pasur lavatriçja.

Zjarri ka rënë në një banesë në lagjen 29 nëntorit në Fier në rrugën Mujo Ulqinaku, ndërsa në banesë nuk ka pasur asnjë person, pasi familjarët ishin larguar që në mëngjes nga banesa.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat