E përcjell policin me veturë derisa ishte jashtë detyrës në Prishtinë dhe e kërcënon me familje

Kronikë e zezë

E përcjell policin me veturë derisa ishte jashtë detyrës në Prishtinë dhe e kërcënon me familje

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustruese

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është kërcënuar me familje të premten rreth orës 21:00 në Prishtinë.

Burimet e medias njoftojnë se gjithë ngjarja filloi derisa zyrtari policor ka qenë në lëvizje me veturën e tij private gjatë detyrës zyrtare, kur u ndalua nga një veturë, në të cilën ishin 4 persona të dyshuar.

Sipas të njëjtave burime, shoferi i kësaj veture e ka kërcënuar me familje zyrtarin policor, i cili bashkë me të dyshuarit e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Por nuk kaloi shumë kur kjo veturë u ndalua nga Policia e Kosovës, por që personi që e kërcënoi policin nuk u gjet brenda.

Tre të dyshuarit e tjerë janë dërguar në stacion policor për t’u intervistuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat