Shkroi në muret e një shtëpie “UÇK-Kosovo”, policia arreston të dyshuarin

Kronikë e zezë

Shkroi në muret e një shtëpie “UÇK-Kosovo”, policia arreston të dyshuarin

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shkruar grafite “UÇK-Kosovo”, në murin e një shtëpie private.

“Në Policin e Kosovës, respektivisht në nen  Stacion Policor në Gorozhdec – Pejë, me datën 03. 02. 2021 është raportuar një rast se persona të dyshuar kishin shkruar me sprej  në një muri në fshatin Gorozhdec,  pronë private fjalët UÇK-Kosovo.

Njësiti i hetuesisë  pran Stacionit Policor në Pejë, pas një pune operative ka arrit që mbrëmë me 05 Shkurt 2021 ta identifikoj dhe sot ta shoqëroj personin L.M. (1988) i cili i kishte shkruar këto grafitë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia në konsultim me Prokurorin e  shtetit pas intervistimit personit të lartë cekur  ka kompletuar lëndën dhe e ka proceduar në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat