Vdes një person pas një aksidenti në Pejë

Kronikë

Vdes një person pas një aksidenti në Pejë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:15
Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes katër veturave i cili ndodhi dy ditë më parë.

“Pejë 06.02.2021-23:00. Raportohet për aksident trafiku në mes të katër automjeteve, dy në lëvizje dhe dy të parkuara, dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar nga pakujdesia ka goditë veturën  e viktimës mashkull shqiptar i Kosoves.

Përpos dëmeve materiale viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat