Parakalim i gabuar/ Përplaset nga “Benzi”, furgoni përfundon me goma përpjetë

Kronikë e zezë

Parakalim i gabuar/ Përplaset nga “Benzi”, furgoni përfundon me goma përpjetë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident në By Passin e Lushnjes me dy automjete që janë përplasur fillimisht me njëra-tjetrën e më pas me barrierat anësore të rrugës.

Një automjet tip “Mercedes Benz”, me targa AA 155 CA, në tentativë parakalimi në një pjesë të autostradës ku ka prani uji, ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas është përplasur me një furgon mallrash, me targa AA 192 XR.

Drejtuesi i furgonit ka përfunduar në Spitalin e Lushnjes, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të shumta, raporton Ora News.

Kjo pjesë e autostradës është shndërruar në një pikë të zezë për aksidentet rrugore pasi sa herë që ka rreshje shiu, uji qëndron mbi trashenë e rrugës.

Kujtojmë se vitin e shkuar, në këtë aks rrugor kanë humbur jetën dy qytetarë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat