Përleshje fizike në Prishtinë, një i lënduar

Kronikë e zezë

Përleshje fizike në Prishtinë, një i lënduar

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Sot rreth orës 20:30 ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, si pasojë së cilës një person ka marrë lëndime fizike.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti, sipas të cilës pas marrjes së informacionit njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull, është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat