Kapen 12 shtetas të Afganistanit në kamion duke hyrë nga Maqedonia në Kosovë

Kronikë e zezë

Kapen 12 shtetas të Afganistanit në kamion duke hyrë nga Maqedonia në Kosovë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Me datë 4 shkurt rreth orës 04:00 të mëngjesit, një person është ndaluar nga Policia për dhënien e ndihmës së jashtëligjshme për të huaj. Në kamionin e tij ishin të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit.

Në raportin e fundit nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se me datë 4 shkurt rreth orës 04:00 të mëngjesit,  i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar, në terminalin Doganor në SPK Hani i Elezit,  në kamionin me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit duke u transportuar në mënyre të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse është arrestuar i dyshuar.

Më poshtë raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Hani i Elezit 04.02.2021-04:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në terminalin Doganor në SPK Hani i Elezit,  në kamionin me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit duke u transportuar në mënyre të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat