Stoli ari e para të gatshme vidhen në Suharekë dhe Prizren

Kronikë e zezë

Stoli ari e para të gatshme vidhen në Suharekë dhe Prizren

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:14
Ilustrim

Stoli ari e para të gatshme u vodhën në një shtëpi në Suharekë dhe në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Nishor të Suharekës janë vjedhur sasi të konsiderueshme të arit dhe para të gatshme.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur, kanë kryer një vjedhje në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të arit dhe parave te gatshme”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Ndërsa në Prizren një femër ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës persona të panjohur depërtuan në shtëpinë e saj ia kanë vjedhur stolitë me ari e para të gatshme.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se të dyshuar të panjohur, kanë depërtuar në shtëpinë e saj ku kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme”, thuhet në raport të Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat