Policia gjobitë 515 persona për mosrespektim të rregullave anti-Covid

Kronikë e zezë

Policia gjobitë 515 persona për mosrespektim të rregullave anti-Covid

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

 Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orët e fundit ka dënuar 515 qytetarë për shkak të mos respektimit të masave antiCovid.

Gjithashtu, Policia bën të ditur se ka shqiptuar 1 mijë e 291 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Të mërkurën kanë ndodhur edhe 15 aksident trafiku me të lënduar, 28 me dëme materiale..

Po ashtu, ka arrestuar 17 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat