Policia gjen armë e 300 fishekë në një shtëpi në Gjilan

Kronikë e zezë

Policia gjen armë e 300 fishekë në një shtëpi në Gjilan

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 09:23
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka gjetur armë e 300 fishekë.

Në fshatin Partesh të Gjilanit Policia e Kosovës ka kontrolluar dje një shtëpi, ku ka gjetur armë e fishekë.

Burimet e medias bëjnë me dije se gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë e gjatë, një pistoletë, 10 karikatorë dhe 300 fishekë të ndryshëm.  

Rasti ndaj të dyshuarit shtetas serb është hapur si “armëmbajtje pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat