Aksident në Vushtrri, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident në Vushtrri, lëndohet një person

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme një person nga Vushtrria, gjatë kohës që po lëvizte me makinë, ka goditur këmbësoren femër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pastaj është liruar për në shtëpi.

“Vushtrri 13.02.2021-15:15. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, del jashtë rruge dhe në trotuar godet këmbësoren –viktimën femër kosovare.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat