Vrasje në tentativë në Gjakovë, policia jep detaje për rastin

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Gjakovë, policia jep detaje për rastin

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Me anë të raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një rast “vrasje në tentativë” që ka ndodhur në Gjakovë.

Policia thotë se një mashkull dhe një femër kanë deklaruar se derisa ishin duke lëvizur me veturë, dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

“Një plumb ka depërtuar brenda në veturë por nuk ka persona të lënduar”, thotë policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /Gjakovë, 12.02.2021 – 00:10. Dy viktimat femër dhe mashkull kosovarë kanë raportuar se deri sa ishin duke lëvizur me veturë dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, një plumb ka depërtuar brenda në veturë por nuk ka persona të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar nga njësi relevante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat