Prizren: Një vit burg dhe 500 euro gjobë për mashtrim

Kronikë e zezë

Prizren: Një vit burg dhe 500 euro gjobë për mashtrim

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 14:37
Foto Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm ka dënuar me një vit heqje lirie dhe 500 euro gjobë të akuzuarin F.B., për shkak se ka kryer veprën penale mashtrim.

F.B. më 22 shkurt 2019, në Prizren, kishte arritur marrëveshje me personin e dëmtuar S.K., për blerjen e një kamionete në vlerë 5.300 euro, një shumë të të cilës do t‘ia paguante ditën e nesërme.

Ndërsa për pjesën tjetër do të punonte tek i dëmtuari, por nga ajo ditë i pandehuri F.B., nuk është lajmëruar dhe nuk ia ka paguar shumën e të hollave të dëmtuarit, por të njëjtën kamionetë e shet te një person tjetër për 1.500 euro, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit S.K.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat