Dy persona lëndohen në vetëaksidentin në Vranidoll

Kronikë e zezë

Dy persona lëndohen në vetëaksidentin në Vranidoll

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 10:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një veturë është vetëaksidentuar në mëngjesin e sotëm në fshatin Vranidoll në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Në këtë vetëaksident në janë lënduar dy persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Vetë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë - Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tregon Borovci.

Në vendin e ngjarjes ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetime për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat