Dymijë euro gjobë ndaj të pandehurit për falsifikim të dokumentit zyrtar

Kronikë e zezë

Dymijë euro gjobë ndaj të pandehurit për falsifikim të dokumentit zyrtar

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.M., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për veprën penale, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie ku thuhet se kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Drilon Haraçia, e shpalli fajtor për veprën penale dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, pasi pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, i pandehurin M.M., paraprakisht e ka pranuar fajësinë sipas aktakuzës.

Me kërkesën e mbrojtjes ky dënim i’u zëvendësua me gjobë në shumë prej dymijë(2000) €.

“I pandehuri M.M., akuzohet se më 11 qershor 2019 si gjeometër pranë Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, përpilon shkresën zyrtare dhe me nënshkrim të rremë e vërteton dokumentin zyrtar. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat