Prezantoi patentë shofer të falsifikuar të Serbisë, kapet një i dyshuar

Kronikë e zezë

Prezantoi patentë shofer të falsifikuar të Serbisë, kapet një i dyshuar

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Një person në Pejë është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka prezantuar një patentë shofer të Serbisë, që dyshohet të jetë falsifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Pejë gjatë së premtes.

I dyshuari është ndaluar nga njësitet policore dhe i njëjti ka prezantuar patentë shoferin e Serbisë, i cili ishte lëshuar në Pejë me nr.000002618, por që dyshohej të ishte i falsifikuar.

Dokumenti është konfiskuar menjëherë ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat