Vushtrriasi në ndikim të alkoolit nuk zbaton urdhrat e personit zyrtar

Kronikë e zezë

Vushtrriasi në ndikim të alkoolit nuk zbaton urdhrat e personit zyrtar

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti nuk ka zbatuar urdhrat e ligjshëm te personit zyrtar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani” në Vushtrri, të shtunën në ora 23:48.

“I dyshuari ka rezultuar se është në ndikim të alkoolit 1.42 promil”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat