Viti: Bashkëjetoi me vajzën e mitur të cilën e rrahu derisa e bëri për spital

Kronikë e zezë

Viti: Bashkëjetoi me vajzën e mitur të cilën e rrahu derisa e bëri për spital

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës është raportuar se një viktimë femër e mitur është duke u trajtuar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, bashkëshorti i saj dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Në detajet e dhëna nga Policia e Kosovës u theksua se personi i dyshuar ishte në bashkëjetesë martesore me personin nën 16 vjeçare.

Rasti u raportua mbrëmjen e kaluar në rajonin e Vitisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat