Burrin sulmon fizikisht gruan në Prishtinë

Kronikë e zezë

Burrin sulmon fizikisht gruan në Prishtinë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit të policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 04:45, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë trajtimit të rasti është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë dhe një karikator me pesë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë trajtimit të rastit është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë dhe një karikator me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat