Sulmojnë zyrtarët policorë, arrestohen dy persona në Gjilan

Kronikë e zezë

Sulmojnë zyrtarët policorë, arrestohen dy persona në Gjilan

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Dy persona, njëri ndër ta shtetas turk janë arrestuar pasi gjatë kontrollit për zbatim të masave anti COVID kanë sulmuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 00:20 në rrugën “Avdulla Tahiri”, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

“Raportohet se janë arrestuar një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas turk pasi që të njëjtit gjatë kontrollit për zbatim të masave anti Covid kanë sulmuar dhe  penguar zyrtaret policorë gjatë kryerjes së detyrës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat