Vrau të dashurin, 18 vjet burgim për një femër në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vrau të dashurin, 18 vjet burgim për një femër në Ferizaj

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:04
Foto Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurës M.P. shtetase e Republikës së Kosovës, e akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale Vrasje e rëndë.

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurën M.P. për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të KPRK-së, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatëmbëdhjetë (17) vjet, për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, ndërsa konform nenit 80 të KPRK-së, gjykata të akuzuarën e gjykon me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) vjet.

“E pandehura akuzohet se më 31.08.2018, në Ferizaj, me dashje dhe në mënyrë dinake, ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.K., në atë mënyrë që duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e tij, meqenëse të njëjtit janë njohur dhe kanë qenë në lidhje dashurie më parë. Ashtu që e pandehura me përgatitje paraprake, fillimisht vihet në kontakt me të ndjerin përmes telefonit, pastaj kërkon që të takohen, duke mos i dhënë ndonjë arsye konkrete, ndërsa ditën kritike në kohën dhe vendin e njëjtë e lë takimin me të, më pas me veturën e tij, futen në një rrugë qorre dhe derisa gjenden brenda veturës, e qëllon dy herë me armë zjarri, një herë në shuplakë të dorës së djathtë dhe një herë në nofullën e djathtë, duke i shkaktuar kështu plagë vdekjeprurëse, ndërsa menjëherë pas kryerjes së veprës penale e njëjta largohet nga vendi i ngjarjes dhe arratiset për në shtetin e Gjermanisë, me ç’rast pas vërtetimit të vendndodhjes së saj, e njëjta arrestohet nga autoritetet gjermane dhe më 18.12.2019 ekstradohet në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat