Gjenden disa mjete të dyshuara shpërthyese në Deçan

Kronikë e zezë

Gjenden disa mjete të dyshuara shpërthyese në Deçan

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Në Deçan janë gjetur disa mjete të dyshuara shpërthyese.

Në fshatin Prilep, një person ka hasur në gjashtë mjete të dyshuara shpërthyese të cilat janë tërhequr nga FSK-ja, ndërkaq në fshatin Dashinoc, është gjetur një granatë dore e cila është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar.

“Fsh. Prilep, Deçan 25.02.2021 – 09:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në disa mjete të dyshuar shpërthyese. Njësia për deminim e FSK-së, ka bërë tërheqjen e gjashtë mjeteve. Nuk raportohet për ndonjë incident.

Fsh. Dashinoc, Deçan 25.02.2021 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në rrugë një granatë dore. Njësia për deminim e FSK-së, ka bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar. Nuk raportohet për ndonjë incident“, thuhet në raportin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat