Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Merdare, tre persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Merdare, tre persona të lënduar

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë-Merdare, ku për pasojë tre persona janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 15:30 në magjistralen Podujevë-Merdare, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar 3 persona”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat