Duke ndjekur kontrabandistët, vetura e Doganës bie në lum

Kronikë e zezë

Duke ndjekur kontrabandistët, vetura e Doganës bie në lum

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:07
Vetura e Doganës bie në lum

Para pak çastesh një automjet i Doganës së Kosovë ka përfunduar në lumin Lushta të lagjes Vaganicë në Mitrovicë.

Merret vesh se doganierët kanë qenë duke ndjekur një kombi i cili dyshohej se ka qenë duke u drejtuar me material të kontrabanduar.

Sipas informacioneve që posedon Jepi Zë, në veturën e Doganës së Kosovës kanë qenë dy doganierë, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat