Policia e cilëson “vrasje e rëndë”, vdekjen e një personi në një shtëpi në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia e cilëson “vrasje e rëndë”, vdekjen e një personi në një shtëpi në Prishtinë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Një person (shtetas i huaj) është gjetur i vdekur brenda një shtëpie të pabanuar e cila ishte e kapluar nga zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, si dhe ngjarja ka ndodhur të premten në rrugën “Misine Kokollari”, në Prishtinë.

Siç thuhet në njoftim ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Vrasje e rëndë: Rr. Misine Kokollari, Prishtinë 26.02.2021 – NN. Raportohet se pas pranimit të një informatë se është kapluar nga zjarri një shtëpi, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku gjatë shuarjes së zjarrit ekipi i zjarrfikësve, ka hasur në një person pa shenja jete. Ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat