Prishtinë, taksisti kapet me lëndë narkotike

Kronikë

Prishtinë, taksisti kapet me lëndë narkotike

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Një taksistë është arrestuar dje në qytetin e Prishtinës, saktësisht në rrugën “Fahri Fazliu”.

Pas kontrollës që i kishte bërë policia, në veturën e taksistit ishin gjetur një qese e vogël me substancë narkotike.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 27.02.2021-01:30. Njësiti patrullues ka ndaluar ne veture Taxi të cilën e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollës në ulësen e pasme ka gjet dhe konfiskuar një qese të vogël me substancë narkotike.

Pas intervistimit të shoferit në cilësinë e dëshmitarit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat