Vëllezërit rrahën mes vete me grushte dhe mjete të forta për pronë

Kronikë e zezë

Vëllezërit rrahën mes vete me grushte dhe mjete të forta për pronë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Policia i ka arrestuar dy vëllezër, mbrëmë rreth orës 22:45 në Gjakovë.

Ata janë rrahur me grushte dhe mjete të forta, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronën.

“Fsh. Bec Gjakovë 27.02.2021 22:45. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë vëllezër pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka ardhur deri te rrahja me grushte dhe me mjete te forta me që rast kanë pësuar edhe lëndime trupore për te cilat lëndime edhe ju është ofruar tretmani mjekësor.

Me vendim te prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat