Zjarr në një objekt në lagjen Ulpiana në Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Zjarr në një objekt në lagjen Ulpiana në Prishtinë, policia jep detaje

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:02
Ilustrim

Zjarri ka përfshirë një objekt në rrugën “17 shkurti” në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Me të marrë informacionin në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve të cilët edhe kanë lokalizuar zjarrin.

Në një përgjigje të dhënë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar se nuk raportohet për persona të lënduar dhe se aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një zjarr në një objekt në rrugën “17 shkurti” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat