E përplas makina, 47-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Kronikë e zezë

E përplas makina, 47-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 21:17
Ilustrim

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Rinasit ku një 47-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me motor është përplasur nga një automjet. 

Sipas policisë, i plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por pa dhënë më shumë detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia: Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Rinasit, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar mjetin motorr me drejtues shtetasin K. D., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për identifikimin dhe kapjen e mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat