Drogë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Kronikë e zezë

Drogë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:34
Drogë dhe municion luftarak në banesë

Një 46-vjeçar në Vlorë është arrestuar. Në pranga ka rënë SH. I., 46 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 9000 fara të bimës cannabis sativa, një sasi lënde narkotike cannabis në formë pluhuri, boçeje dhe çokollate, si dhe 196 fishekë.

Njoftimi i policisë:

 

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen fara kanabisi, lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas mbante lënde narkotike në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi: 

-SH. I., 46 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 9000 fara të bimës cannabis sativa, një sasi lënde narkotike cannabis në formë pluhuri, boçeje dhe çokollate, si dhe 196 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat