I mituri sulmon fizikisht dy të tjerë në Prishtinë

Kronikë e zezë

I mituri sulmon fizikisht dy të tjerë në Prishtinë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht dy bashkëmoshatarë.

Në raportin e Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në rrugën “Nik Prela”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Më 02.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar, po ashtu të mitur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat