Vjehrri kërcënon nusen e djalit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vjehrri kërcënon nusen e djalit në Prishtinë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një rast si “Dhunë familjare” është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë, mbrëmjen e kaluar.

Viktima femër ka raportuar se është kanosur me armë nga vjehrri i saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku gjatë kontrollit në shtëpi kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë-punim dore dhe një pushkë tjetër të çmontuar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat