Vetura godet biçiklistin e mitur në Graçanicë, i shkaktohen lëndime trupore

Kronikë e zezë

Vetura godet biçiklistin e mitur në Graçanicë, i shkaktohen lëndime trupore

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:03
Foto ilustruese

Një veturë në lëvizje ka goditur një të mitur derisa ishte duke e drejtuar  biçikletën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:00, në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veture  dhe një biçiklisti (i mitur).

Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit, është lënduar drejtuesi i biçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat