Tjetër aksident i rëndë/ Përplasen tre makina, tre të plagosur, mes tyre një fëmijë

Kronikë e zezë

Tjetër aksident i rëndë/ Përplasen tre makina, tre të plagosur, mes tyre një fëmijë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 07:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.

Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Durrësit dhe sipas informacioneve të para janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat