​Vidhet kasaforta me armë dhe pako municioni në Viti

Kronikë e zezë

​Vidhet kasaforta me armë dhe pako municioni në Viti

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:55
Foto ilustruese

Një kasafortë me armë është vjedhur në një dyqan në sheshin “Njazi Ademi” në Viti.

Në dyqanin i cili merret me shitjen e armëve, veç armëve 10-12 armëve janë vjedhur edhe rreth 3-4 pako me municion 9mm.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personat e panjohur kanë depërtuar me forcë në këtë dyqan armësh.

Pas raportimit të pronarit, policia kanë nisur hetimet rreth kësaj vjedhje.

“Është raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në një dyqan i cili merret me shitjen e armëve. Sipas pronarit të lokalit, është vjedhur një kasafortë ne të cilën kanë qenë të vendosura rreth 10-12 armë dhe rreth 3-4 pako me municion 9 mm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat