Kapen rreth 200 kg lëndë narkotike në rajonin e Gjevgjelisë

Kronikë e zezë

Kapen rreth 200 kg lëndë narkotike në rajonin e Gjevgjelisë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme policia ka zhvilluar një operacion anti-drogë, ndërsa janë kryer disa bastisje.

Operacioni është zhvilluar në rajonin e Gjevgjelisë ndërsa sipas informacioneve të para janë kapur rreth 200 kilogramë lëndë narkotike.

Burime thonë se ende vazhdojnë masat policore, njofton alsat.

Sipas të dhënave fillestare aksioni ka të bëj me shpërbërjen e një grupi për të cilin autoritetet po punojnë prej kohësh, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të shpërndarjes së drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat