Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Fushë Kosovë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes.

Policia bën të ditur se një qytetar ka raportuar se derisa ishte duke punuar ka hasur në mjetin e dyshuar shpërthyes.

“Fsh. Henc, Fushë Kosovë, 06.03.2021-11:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-se dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar granat e minahedhësit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat