Rrahje me shufra metali e armë mes tre personave, njëri plagoset në këmbë

Kronikë e zezë

Rrahje me shufra metali e armë mes tre personave, njëri plagoset në këmbë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Një mosmarrëveshje ndërmjet tre personave në Kaçanik ka eskaluar deri te përdorimi i armëve të zjarrit dhe shufrave të metalit.

Rast ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Doganaj të Kaçanikut, ku si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, një person është plagosur në këmbë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje tre meshkuj kosovarë, janë  rrahur mes veti ku janë përdorë shufra metali si dhe një armë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor ku njëri nga të lënduarit është plagosur nga arma e zjarrit  në këmbë”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar armë e fishekë, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Nga të dyshuarit janë konfiskuar: një revole   Bereta,   59 fishekë te kalibrit 9 mm, një revole TT me 16 fishek, një revole me 23 fishek të kalibrit 9 mm dhe një pushkë gjuetie me 14 fishek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, bën të ditur Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat