​Rrahje dhe plagosje në Kaçanik, konfiskohen disa armë

Kronikë e zezë

​Rrahje dhe plagosje në Kaçanik, konfiskohen disa armë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Një rrahje në mes tre personave ka ndodhur dje pasdite në fshatin Doganaj të Kaçanikut, ku si pasojë një persona është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshje tre meshkuj kosovarë, janë rrahur mes veti ku janë përdorë shufra metali si dhe një armë.

Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor ku njëri nga të lënduarit është plagosur nga arma e zjarrit në këmbë.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar një revole Bereta, 59 fishekë të kalibrit 9 mm, një revole TT me 16 fishek, një revole me 23 fishek të kalibrit 9 mm dhe një pushkë gjuetie me 14 fishek.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat