Kapen mbi 500 kilogramë marihuanë në Maqedoninë e Veriut, vinte nga Kosova

Kronikë e zezë

Kapen mbi 500 kilogramë marihuanë në Maqedoninë e Veriut, vinte nga Kosova

Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Policia në Maqedoninë e Veriut tha të dielën se kanë goditur një rrjet ndërkombëtar të kontrabandistëve të drogës në dy operacione të ndara në jug të vendit, duke kapur mbi 500 kilogramë marihuanë dhe duke arrestuar tre burra.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të vendit, Toni Agelovski, tha në një deklaratë me shkrim të dielën se 424 kilogram marijuanë të paketuara në 519 qese plastike u gjetën të fshehura në një kamion me mbeturina të shtunën mbrëma në një pikë kufitare me Greqinë, raporton AP.

Droga, me origjinë nga Kosova, do të transportohej përmes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në tregun e zi në Turqi.

Policia tha se një 47-vjeçar, i identifikuar vetëm nga inicialet e tij si D.N., u arrestua nën dyshimin e kontrabandës së paligjshme të drogës.

Në një operacion të veçantë afër qytetit kufitar jugor të Gjevgjelisë, policia dhe patrulla e ushtrisë kufitare ndaloi një makinë gjatë një kontrolli rutinë dhe gjeti 93 kilogramë marihuanë. Dy burra u përpoqën të iknin por u arrestuan. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat