“Dimë që kanë vdekur 3 vetë” dëshmia e vëllait dhe kunatës së viktimave në Berat: Në fillim nuk e besuam…

Kronikë e zezë

“Dimë që kanë vdekur 3 vetë” dëshmia e vëllait dhe kunatës së viktimave në Berat: Në fillim nuk e besuam…

Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Flakët dyshohet se i kanë marrë jetën tre personave në lagjen Muzakaj të Beratit.

Kjo është dëshmia e vëllait të kryefamiljarit të familjes, shtëpia e të cilit u shkrumbua gjatë natës në Berat. Sipas tij, dyshimet e para janë se zjarri mund të ketë nisur nga një rezistencë, ndërkohë që së bashku me ta ka qenë edhe shoku i djalit që ka ndërruar jetë.

“Xhovani ka lindur më 6 janar 1960, ndërsa Mateo ka lindur më 15 shtator 1985. Banesën e gjetëm vetëm në flakë. Me të dërguar dimë që kanë vdekur 3 veta, Xhovani, Mateo dhe shoku i Mateos. Ata kishin një rezistencë, ndoshta nga ajo ka nisur flaka”, dëshmon vëllai i kryefamiljarit që ka ndërruar jetë.

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke djegur edhe 3 shtëpi të tjera pranë, ndërkohë që është konfirmuar deri më tani që dy prej viktimave janë babë e bir.

Kunata e Xhovanit, njërit prej viktimave ka thënë se në fillim kur kanë marrë veshj për zjarrin nuk e kanë besuar, deri në momentin që e kanë parë shtëpinë në flakë.

“Në orën 12 na thanë që ka rënë zjarr te Xhovani. Nuk e besuam në fillim, por morëm zjarrfikësen. Na thanë që është e vërtetë dhe erdhëm këtu, por s’dimë gjë. Tani në mëngjes po del trupi i Xhovanit. Mendojmë se ka 3 viktima. Xhovanin e kam kunat, vëllain e burrit”, tregon ajo.

Sakaq Ora News mëson se deri më tani është bërë e mundur nxjerrja e vetëm një trupi.

Grupi hetimor është në vendngjarje ku po bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes, teksa po bëhet i mundur edhe nxjerrja e trupave të pajetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat