Prokurorët ndaluan 9 persona për disa vepra penale

Kronikë e zezë

Prokurorët ndaluan 9 persona për disa vepra penale

Më: 8 mars 2021 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë nëntë persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë ndalimin e tre (3) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 i KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat