Aksident ndërmjet një veture dhe motoçiklete, një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident ndërmjet një veture dhe motoçiklete, një i lënduar

Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Një person ka mbetur me plagë trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur ndërmjet një veture dhe motoçiklete në rreth-rrotullimin që lidhë rrugët Prishtinë-Shtime-Lipjan të premten mbrëma.

Diçka të tillë e ka bërë me dije zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, nëpërmjet një komunikate.

“Rreth orës 16:00, në rreth rrotullimin që lidhë rrugët Prishtinë-Shtime -Lipjan, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete në lëvizje”, thuhet në komunikatë.

“Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës”, deklarohet më tutje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat