Aksident mes një veture dhe një kamioni në Duhël të Suharekës, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident mes një veture dhe një kamioni në Duhël të Suharekës, lëndohet një person

Më: 17 mars 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident i cili ndodhi sonte rreth orës 19:30, në Autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Suharekë – Duhël.

Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion.

Kështu tha Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në ora 19:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël, të përfshira në aksident janë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat