E mitura ngacmohet seksualisht në Instagram, në prezencë të prindit e raporton rastin në polici

Kronikë e zezë

E mitura ngacmohet seksualisht në Instagram, në prezencë të prindit e raporton rastin në polici

Më: 21 mars 2021 Në ora: 10:53
Ilustrim

Një e mitur në Fushë Kosovë ka qenë viktimë e ngacmimit seksual përmes rrjetit social “Instagram” më 13 mars të këtij viti, mirëpo rastin në polici e ka paraqitur dje në praninë e babait të saj.

Ajo ka thënë se nuk e njeh personin nga i cili është ngacmuar dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

“Fushë Kosovë 13.03.2021 – NN. Me datën 20.03.2021 viktima femër kosovare e mitur në prezencën e prindit të saj ka raportuar se përmes rrjetit social instagram është ngacmuar seksualisht nga një  i dyshuar deri më tani i pa njohur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat