Gruaja e bën për spital burrin, e sulmon me një mjet të fortë

Kronikë e zezë

Gruaja e bën për spital burrin, e sulmon me një mjet të fortë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Mitrovicën e Veriut pasi që e njëjta e ka sulmuar me mjete të forta bashkëshortin e saj.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mitrovice Veri 21.03.2021 – 20:53. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshortin  viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat