Arrestohet vozitësi i cili rrezikoi jetën e qytetarëve gjatë ngasjes në Mitrovicë

Kronikë

Arrestohet vozitësi i cili rrezikoi jetën e qytetarëve gjatë ngasjes në Mitrovicë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Lidhur me rastin e ndodhur dje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, Policiaka ndërmarrë veprimetdrejt hetimit dhe identifikimit të ngasësit të automjetit, i cili ka kryer vozitje të rrezikshme duke rrezikuar jetën e disa qytetarëve.

“Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, dyshimet janë ngritur se si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj automjetit ngasësi ka rrezikuar jetën e qytetarëve (këmbësorëve), më pas ka shkaktuar vetëaksident me dëme materiale.

Mbi bazën e provave materiale për veprimet e ngasësit është iniciuar rast për “Rrezikim i trafikut publik”.

Ndërsa pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin dërgar mediave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat