Hajnat ia vjedhin çantën me 9 mijë euro

Kronikë

Hajnat ia vjedhin çantën me 9 mijë euro

Më: 27 mars 2021 Në ora: 08:30
Foto ilustruese

Më 24 mars në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës është kryer një vjedhje e rëndë.

Burimet brënda Policisë njoftojnë se viktima, shtetas i Shqipërisë, ka raportuar se disa persona të panjohur, i kanë vjedhur nga vetura e tij një çante.

Siç mësohet, ai kishte 9 mijë euro para të gatshme.

Të njëjtat burime thonë se hetimet për këtë rast kanë filluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat