Gjakovë, burri ther me thikë gruan e tij

Kronikë e zezë

Gjakovë, burri ther me thikë gruan e tij

Më: 31 mars 2021 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Një grua është therur me thikë nga bashkëshorti i saj në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj konfirmoi se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femërore është sulmuar nga një person në rr.UÇK në Gjakovë. Patrulla policore i është përgjigjur rastit, dhe me të dalur në vend të ngjarjes ka takuar viktimën femër e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga burri i saj. Viktima është dërguar me autoambulancë në Emergjencën e Spitalit Rajonale ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, pasi që ka pësuar disa lëndime në qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile”, tha ai.

Gjurkaj tha se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe se njësitet policore janë duke e kërkuar të dyshuarin.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat