Arrestohet një person në Mitrovicë, kishte grabitur para nën kërcënimin e thikës

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Mitrovicë, kishte grabitur para nën kërcënimin e thikës

Më: 3 prill 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustruese

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Mitrovicën e Veriut pasi që dyshohet se ka kryer një grabitje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur para një personi tjetër.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Mitrovica e Veriut 01.04.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur para (dinar të Serbisë) viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat